Në kremtimin e 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka realizuar një video-mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, me urime nga yjet më të mëdhenjë të kulturës dhe sportit shqiptar. Pjesë e kësaj video është edhe Dua Lipa, artistja e çmimeve “Grammy”.

Marketing

“Gjithçka që e bëjmë, e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë e bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, tha Dua Lipa.

Një urim tejet i veçanë ishte edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila është emëruar nga shteti i Kosovës me titullin ambasadore, për hir të promovimit që i ka bërë vendit në arenën ndërkombëtar./albora.ch/

Marketing