Mërgimtari nga qyteti i Lucernit në Zvicër, Bajram Sopi, nga xhakuzi në oborrin e shtëpisë së tij ka njoftuar se është infektuar me Covid-19, shkruan albora.ch.

Marketing

“Jam futur këtu edhe po e luftoj koronën pasi sot kam dalë pozitiv, mbasi në gjithçka negative bile diçka të jem pozitiv”, ka thënë me shaka Sopi përmes një video për albora.ch.

“Ruani sa të mundeni nga virusi”, ka bërë thirrje Sopi.

Sopi, tashmë i pensionuar në Zvicër më herët pati thënë për Fol Shqip Show, se xhakuzi në mes dëborës është zgjidhja më e mirë që ka bërë që të ruhet nga Covidi.

Madje, kishte theksuar se nuk frikësohet fare nga virusi. /albora.ch/

Marketing