Një sulm për vdekje ndaj një notari ndodhi nga një peshkaqen. Siç shihet në një video të publikuar nga dailymail, një notar është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë rreth 4 metra i gjatë.

Marketing

Ngjarja u regjistrua në Australi ku burri nuk arriti t’i shpëtonte peshkaqenit, ndërsa mediat e huaja theksojnë se kjo është vdekja e parë në Sydney e regjistruar nga një sulm i tillë që nga viti 1963.

Një anëtar i ekipit të shpëtimit pohoi se në momentin që mbërriti ambulanca nuk ishte në gjendje të ndihmonte notarin, pasi ai kishte pësuar lëndime të rënda.

Peshkaqeni 4.5 metra i gjatë, e preu në dysh dhe më pas e përpiu me ujin e detit./albora.ch/

Marketing