Mbretëresha Elizabeth e Dytë e Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë gjatë sundimit të saj 70 vjeçar përshëndeti nga ballkoni në paradën ceremoninë e dorëzimit të flamurit.

Marketing

Monarku 96 vjeç ishte e buzëqeshur në ballkon e shoqëruar nga kushëriri i saj Duka i Kent në ballkon kur po kryhej ceremonia.

Asaj pas paradës ushtarake iu bashkuan anëtarët e familjes mbretërore.

Këtë herë në ballkon nuk do të shfaqen Princi Andrew, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, një vendim i ngurtë ky pasi vetëm familja mbretërore në detyrë janë ftuar.

Mesazhi i rreth Princit Harry dhe Meghan ishte se nuk pranohen anëtarë që nuk veprojnë brenda familjes mbretërore. Ata janë tërhequr nga detyrat e tyre dhe si rezultat do të mungojnë në paraqitje.

Ballkoni nuk është vetëm një platformë vrojtimit në këtë rast, ka simbolizëm të ndërlidhur. Personat nuk është se vetëm qëndrojnë aty, ata paraqiten sikur të ishte skenë.

Është shenjë e miratimit. Përzgjedhja se kush përfshihet apo përjashtohet dërgon porosinë rreth imazhit që familja mbretërore dëshiron të projektojë.

Elizabeth II trashëgoi fronin nga i ati i saj Mbreti George VI në vitin 1952 dhe që atëherë sundoi si monark i Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut dhe shteteve të Commonwealth.

Marketing