Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.

Lajmi është konfirmuar nga Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Marketing

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin./albora.ch/

Marketing