I dënuari për vrasje Roland Hasani është vetëvarur brenda qelisë së burgut të Durrësit.

Marketing

Mësohet se ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë ku dhe ka ndërruar jetë.

Roland Hasani ishte një nga 7 të përfshirët nga Interpoli për vrasjen e dy komisionarëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë u ekzekutuan 2 komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj.

Për ngjarjen në fjalë janë dënuar në mungesë për këto krime, Spartak Sageri, Roland Hasani dhe Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli kërkohen nga policia, pasi kanë marrë dënimin 20 vjet burg secili. I votimi i dënuar për këtë ngjarje ishte Adriatik Ferjati i dënuar me 18 vite burg.

Marketing