Temperaturat për muajin janar kanë arritur një nivel të lartë historik në shumë vende në Evropë. Rekordet kombëtare janë regjistruar në tetë vende, ndërsa rajonale në tre të tjera, shkruan BBC.

Marketing

Varshavë, Poloni, kishin temperature 18.9°C të dielën ndërsa Bilbao, Spanjë, ishte 25.1°C – më shumë se 10°C mbi mesataren.

Moti i butë evropian vjen teksa Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, që lanë pas më shumë se 60 viktima.

Por në anën evropiane të Atlantikut, moti ka qenë i qetë për shumë vende në fillim të vitit. Temperaturat në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare.

Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4°C më e lartë se rekordi i mëparshëm për muajin dhe rekordi i lartë i Bjellorusisë ishte 16.4°C, rreth 4.5 °C mbi rekordin e mëparshëm.

Në Zvicër, temperaturat kanë arritur në 20 °Cdhe moti i ngrohtë ka ndikuar në vendpushimet e skive në të gjithë Alpet, të cilat kanë pasur mungesë bore.

Por jo e gjithë Europa është e ngrohtë. Në fund të javës, termometri do të bjerë në -20°C në Moskë. Vetëm disa ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën vitin 2022 vitin e tyre më të nxehtë në histori.

Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo muaj përveç dhjetorit ishte më i nxehtë se mesatarja. Vetë dhjetori pati rënie të borës në pjesë të mëdha të vendit, megjithëse kushtet tani janë më të buta dhe më të lagështa.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Marketing