Ergys Dashi, 34 vjeçari i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Marketing

Dashi ishte arrestuar më parë në Itali si një nga krerët e një organizate kriminale.

Ai u vu në pranga më 18 shtator 2014 së bashku me 31 persona të tjerë, pas një goditjeje të rëndë ndaj trafikut shqiptar të drogës, raporton eltelegrafo, përcjellë albora.ch.

Sipas mediave ekuadoriane raportohet se fitimet që ai nxirrte nga trafiku i kokainës në Ekuador ishin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.

Përveç trafikut të kokainës, ai ishte përfshirë dhe në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Dashi u vra teksa ndodhej në një restorant në Guayquail.

Ku një person u fut me vrap në restorant, ku në duar mbante një buqetë me lule. I cili shkoi drejt tek tavolina ku ishte Dashi ku e qëlloi me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Organizata kriminale ishte e përfshirë në trafikun e drogës në Bolivi ku ishte pjesë Dashi, Spanjë dhe Shqipëri. /albora.ch/

Marketing