Një 18-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Bianca Papushallaj, e cila humbi jetën si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një pemë.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese ku si pasojë Papushallaj humbi jetën në vend ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe mikesha e saj.

Raportohet se dy të rejat ishin nisur drejt Legnago-s, por papritur, rreth orës 21:00, mjeti devijon nga rruga dhe makina përplaset me një pemë, transmeton BS.

E reja vdiq menjëherë, ndërsa shoqja e saj, me inicialet M.C, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin e Veronës.

Bianca ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa. Ajo së fundmi kishte filluar të punonte në fshat si barmene në “Nero Café” në Castelmassa, një vend shumë i njohur nga të rinjtë.

Foto: BS

Marketing