Sot ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare në Istër të Kroacisë, profesori i muzikës, Vinçenç Gjini.

Marketing

Siç bëhet e ditur nga familja, gjatë karrierës së tij të bujshme ai ka punuar si profesor i rregullt në Akademinë e Arteve (në degën e muzikës) në Universitetit e Prishtinës.

Ishte pedagog i shquar dhe kompozitor me gamë të gjerë të krijimtarisë në muzikën klasike.

Po ashtu, Gjini ka fituar çmime prestigjioze në kohën e ish-Jugosllavisë si dhe çmimin për veprën jetësore të Republikës së Kosovës.

Nga viti 1992, Prof. Gjini me familje ka jetuar në Istër të Kroacisë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, më 24.09.2022 në orën 13:00, në varrezat në Krasica të Istrës së Kroacisë.

Marketing