Shqiptarja Eralda Spahillari dhe mikesha e saj italiane Barbara Brotto, humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së shtunës në Itali. Mjeti me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin në një moment dhe u përplas me një pemë, duke iu marrë jetën dy te rejave, ndërsa dy të dashurit e tyre ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Marketing

Ndërkohë në profilin në TikTok të Brottos, shfaqen video në të cilat ajo ankohej për drejtimin e pamatur të të dashurit të saj.

“Nëna ime, sa e frikshme”, “Nuk do të hipi më kurrë me ty”, ka shkruar e reja në mbishkrimet e videove.

Për momentin, hetuesit italianë po shqyrtojnë dy hipoteza shoqëruese, për të shpjeguar dinamikën e përplasjes: e para është shpejtësia e lartë e BMË-së, e dyta një parakalim i rrezikshëm.

Ka të ngjarë që aksidenti tragjik i një mbrëmjeje me miqtë, të jetë për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën ka lëvizur makina dhe tentativës për të parakaluar një makinë përpara BMË-së.

Të rinjtë ishin nisur drejt Godega di Sant’Urbano (Treviso) duke ndjekur një rrugë të drejtë çka i jepte mundësinë shoferit për t’i dhënë gaz mjetit.

Marketing