Analisti Xhevdet Pozhari, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardoniti.

Marketing

Pozhari ka thënë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Që pesë muaj, Ardoniti ishte në komë në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK.

Postimi i plotë:

Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.

Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Të pikëlluar,

Familja Pozhari.

Marketing