Anëtari i fundit i një fisi indigjen në Brazil ka ndërruar jetë.

Marketing

Burri, emri i të cilit nuk dihet, ka jetuar në izolim total për 26 vite, raporton BBC. Ai njihej si “Njeriu i vrimave”, pasi ka hapur gropa të thella, disa prej të cilave i përdorte për të zënë pritë për kafshët.

Trupi i tij u gjet më 23 gusht në një kasolle prej kashte. Nuk kishte shenja dhune, shkruan abcneës.al.

Burri ishte i fundit i një grupi indigjen, gjashtë anëtarët e tjerë të mbetur nga fisi, u vranë në vitin 1995.

Fisi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondônia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Një pjesë e madhe e anëtarëve të fisit mendohet se është vrarë në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokat.

Ndërkohë njeriu më i “vetmuar” në botë, mendohet se ka qenë rreth 60 vjeç dhe ka vdekur për shkaqe natyrale./abcnews.al/

Marketing