Në Shtetet e Bashkuara, vdiq të shtunën ish-kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj. Ishte 88 vjeç.

Marketing

Dr. Buçaj kontribuoi tek Vatra për dekada me radhë dhe ishte një figurë e njohur e aktivizmit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës 10 vjet më parë me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, ai foli për rolin e Federatës, përpjekjet e shqiptaro-amerikanëve për çështjen e Kosovës, si edhe për demokratizimin e Shqipërisë.

Marketing