Një 76-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve që i janë shkaktuar nga goditja e një veture, në Gjilan sot afër spitalit rajonal.

Marketing

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.

Hashani tha se në vendin e ngjarjes menjëherë kishin dalë njësitet e policisë dhe autoambulanca, por i ndjeri ndërroi jetë në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”,ka thënë Ismeti.

Marketing