Inflacioni vazhdon të rritet në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch. Krahasuar me muajin korrespondues të një viti më parë, inflacioni ishte 3.4 për qind.

Marketing

Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit (LIK) u rrit me 0,5 për qind në qershor 2022 krahasuar me muajin paraardhës, shkruan Enti Federal i Statistikave në një njoftim për shtyp. Krahasuar me muajin korrespondues të një viti më parë, inflacioni ishte 3.4 për qind. Parashikimet e ekonomistëve, të cilët kishin pritur inflacion prej 2.8 deri në 3.5 për qind, thuajse u tejkaluan.

Rritja është për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë çmimet e larta të karburanteve. Janë rritur edhe çmimet e vajit për ngrohje dhe të fruta-perimeve. Nga ana tjetër, çmimet e verërave të kuqe kanë rënë, po ashtu edhe ato të sallatave. Importi i mallrave ka një ndikim të rëndësishëm në inflacion, ato janë rreth 8.5 për qind më të shtrenjta se vitin e kaluar. Për mallrat vendase, Enti Federal i Statistikave regjistroi inflacion prej 1.7 për qind vitin e kaluar.
Pavarësisht rritjes së ndjeshme në muajt e fundit, inflacioni në Zvicër është ende relativisht i ulët në krahasim. Me 8.6 për qind, inflacioni në eurozonë ishte më i lartë se sa ishte që nga prezantimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999. Edhe në SHBA, ku norma e inflacionit aktualisht është 8.6 për qind, inflacioni ishte aq i lartë sa në vitin 1981.

Albora.ch

Marketing