Varrezat Père, Lachaise në Paris, ku ndër të tjera ndodhen varret e Oscar WQilde, Jim Morrison, Edith Piaf dhe shumë idhuj të tjerë artistikë, është bërë një destinacion popullor turistik dhe strehë e kafshëve të egra.

Marketing

Në varrezat, të vendosura midis rrugëve të frekuentuara në kryeqytetin francez, mund të dëgjohen gjethet e thata që shushurijnë, dafina të dendura dhe të shohin kafshë, si papagajtë që ulen në gjethe, si dhe dhelprat dhe bufat.

Varreza njihet si vendprehja e artistëve të njohur, por vitet e fundit, megjithatë, është kthyer në një strehë për florën dhe faunën e qytetit.

“Natyra po merr atë që i takon asaj,” u shpreh Benois Gallot, përgjegjës për mbikëqyrjen e mirëmbajtjes së truallit dhe ndarjes së varrimeve për New York Times.

Një plan dhjetëvjeçar për të hequr gradualisht pesticidet është përgjegjës për kthimin e varrezave në një nga mushkëritë e gjelbra të Parisit, të cilat shpresojnë se do të bëhen më miqësore me klimën përballë temperaturave në rritje.

Ekzistenca e jetës së egër në një vend kushtuar vdekjes shihet si një revolucion i vogël në zakonet e varrezave franceze, ku gjurmët e jetës konsideroheshin si mungesë respekti për të vdekurit.

“Ne kemi bërë një kthesë 180 gradë,” thotë Gallot, duke shtuar se Père-Lachaise është provë se ” të gjallët dhe të vdekurit mund të bashkëjetojnë”.

Varreza prej 110 hektarësh, e hapur në 1804 dhe e emëruar sipas rrëfimtarit të Louis XIV, Reverend François de La Chaise d’Aix, dominon një kodër dhe shikon nga qendra e Parisit. Gurët e varreve të parë janë të veshur me pemë dhe bimë në një mjedis të ngjashëm me parkun.

Me rritjen e reputacionit të varrezave, gjelbërimi u zhduk gjithnjë e më shumë. Fillimisht mbërritën aty eshtrat e supozuara të dramaturgut Moliere dhe poetit Jean de La Fontaine, të transportuara në 1817, dhe i bënë parisienët të donin të varroseshin pranë artistëve të shquar të vdekur.

Sot, aty janë varrosur rreth 1.3 milionë njerëz, përfshirë Proustin, Chopin dhe Sarah Bernhardt, një numër që korrespondon me rreth gjysmën e popullsisë së gjallë të Parisit!/abcnews.al

Marketing