Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi u shpreh sot se BE-ja duhet të vendosë për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se ka mirëpritur vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez për çështjen e hapur me Maqedoninë e Veriut.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara”, shkruan Varhelyi.

Këtë të premte, Bullgaria miratoi rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.

Foto: Wikipedia

Marketing