Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Shën Stefanit në Patra të Greqisë në fillim të muajit prill.

Marketing

Shqiptari që vrau veten në burg është Mariglen Shqau 38 vjeç. Mediet greke bëjnë me dije se 38-vjeçari vari veten rrip në qelinë e burgut në Patra.

Viktima u gjet i pajetë nga shokët e tij të burgut, të cilët tentuan ta rikthenin në jetë.

Njëri prej miqve të tij shprehet i rrënuar në rrjetet sociale për humbjen e shokut të të tij.
Ai thotë se nuk kishte Mariglen Shaqi nuk kishte dhënë asnjë shenjë më parëm që ai ta kuptonte dhe ta ndihmonte.

“U mundova me gjithë shpirt te sillja në jetë po ishte tepër vonë”, shkruan shoku i dhomës se 38 vjeçarit.

Mesazhi i plotë

“Çfarë të shkruaj o Landi si na e bërë këtë na ke lënë pa fjalë e shumë te shokuar o vëlla çfarë pate ..përse veprove ne kete menyr cfar te shtyti nuk me the as nje gje..u mundova me gjithe shpirt te sillja ne jete po ishte teper vone..na ke lene me plag ne zemer ne si dhome ishte e pa pritur..por zoti te kete prane tij gjithmon..ne paqe e buzqeshje si ishe gjithmon me ne i pa harruar qofsh ne zemrat tona..respekt ne si shoket e dhomes zoti te prift ne paqe..vella..labo.res tik

Marketing