Rusia besohet se ka riorganizuar udhëheqjen e saj ushtarake në Ukrainë me gjeneralin Aleksandr Dvornikov, i cili, sipas Perëndimit, ka përvojë të gjerë në operacionet ruse në Siri.

Marketing

Ndërkohë, zyrtarë ukrainas thonë se për të shtunën kanë rënë dakord për 10 korridore humanitare për evakuimin e njerëzve nga rajonet e rrethuara nga forcat ruse.

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk. Kjo ëhstë bërë e ditur nga guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko, sipa të cilit mes viktimave janë edhe 5 fëmijë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin në Kramatorsk si krim lufte, duke krahasuar me maskrën e Bucha-s dhe kërkoi hetim. Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur këtë një “mizori të tmerrshme”, por Moska e mohoi përfshirjen e saj.

Ndërkohë, forcat ruse po rrisin ofensivën e tyre në rajonin Donbas, të Ukrainës lindore, pas tërheqjes nga veriu./albora.ch/

Marketing