Marketing

Mbretëresha e Britanisë së Bashkuar, Elizabeta e ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë.

Në një telegram urimi dërguar presidentes Vjosa Osmani, mbretëresha ka thënë se shpreson që të ketë periudha më të mira në të ardhmen në mes të shteteve.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e saj.

Kurse presidentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit./albora.ch/

Marketing