Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i cili ka kaluar më shumë se tre dekada në drejtësinë ndërkombëtare, arriti të sigurojë një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin në fund të javës së kaluar.

Marketing

Khan thotë se duhet të jetë e qartë për të gjithë se ata nuk janë të paprekshëm, dhe ai përmend shembuj të liderëve si Millosheviç, Karaxhiç, Mlladiç, Taylor dhe të tjerë që përfunduan para gjykatave ndërkombëtare.

Në një intervistë për CNN, Khan tregoi se ky është vetëm fillimi i procesit të mundimshëm të hetimit dhe vërtetimit të shumë krimeve të tjera të kryera në Ukrainë.

I pyetur nëse beson se një ditë do ta shohim Putinin në bankën e të akuzuarve, Khan thotë se ata që mendojnë se është e pamundur nuk e kuptojnë historinë.

“Për shkak se kriminelët kryesorë nazistë të luftës, Millosheviq, Karaxhiq, Mlladiq, ish-presidenti Charles Taylor, Kabanda nga Ruanda, të gjithë ishin individë të fuqishëm, e megjithatë ata u gjendën në salla të gjyqit, sjellja e të cilëve u gjykua nga gjyqtarë të pavarur. Dhe kjo jep edhe arsye për shpresë, se ligji mundet, sado i vështirë të jetë, ligji mund të mbizotërojë”, u shpreh ai.

Marketing