Rap-artisti Unikkatil i befasoi fansat mbrëmjen e së hënës me publikimin e një kënge të re.

Marketing

Ndonëse një gjë e tillë nuk ishte paralajmëruar, ai solli për fansat këngën e tij më të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të label-it TBA, Don Phenom.

“Je ngulë” mban titullin kjo këngë, e cila është puro hip-hop dhe është punuar nga vet dyshja interpretuese.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst.

Unikkatili përndryshe këto ditë gjendet në Kosovë, për një koncert gjigant që do të mbajë ditën e nesërme (e martë) në Prizren.

Marketing