Instruktori Uliks Gjonaj ka qenë i ftuar në këtë javë në emisionin e diasporës, Fol Shqip Show.

Marketing

Gjonaj i stërvitë njësit speciale në shumë vende të botës, duke filluara nga ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç, Njësisë Speciale të SHBA-ve, Gjonaj ka stërvitur edhe atë të Izraelit, si dhe njësitë speciale të shteteve të Evropës.

Ai në intervistën ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet nga stërvitjet, por ka paralajmëruar që do të ketë reduktime nga stili i tij i jetës.

“Stërvitjet nuk ndalen, nuk i kam në plan me i ndalë deri sa të kem shëndetin,  dhe të jem i fortë. Pa marrë parasysh se a do të jem 65, 70, 80 deri sa ta kam atë kapacitetin do të merrem me trajnime sepse nuk do t`i lëshoj këto. Por, ndoshta do të reduktohen shumë gjëra, udhëtime, etj.”, ka thënë ai.

Uliks Gjonaj

Gjithashtu, ai ka treguar se është i licencuar si instruktor i instruktorëve, duke theksuar se trajnon njësit elitë si SWAT deri të policia më e thjeshtë.

“Në vitin 2013 në departamentin e policisë amerikane jam i certifikuar dhe licencuar si instruktor i i instruktorëve, duke i marr prej njësive si SWAT deri të policia më e thjeshtë. Duhesh me qenë aktivë me programet e reja çka dalin prej ekspertëve. Për këtë jam më shumë në lëvizje, i shoh gjërat e reja, i trajnojmë me ekspertë atje, i shohim se çfarë duhet tash për vitin 2023 i ofrojmë policisë edhe pjesëtarëve të zbatimit të ligjit me këto program të reja”, ka thënë Gjonaj.

Ai ka treguar se Policia në Evropë nuk është e trajnuar siç duhet, pasi që punojnë me programe shumë të vjetra të trajnimeve.

“Po shoh pengesa gjatë trajnimit të policisë. Në Evropë, s`po flasim për Ballkan, janë programet shumë të vjetra, nuk ka programe të reja që ia mundëson policit arrestimin-fiksimin e personit, natyralizimin e personit, janë ato metoda që kanë ekzistu para 20-30 viteve, dhe nuk janë ndryshu. Kështu që tek ato policia haset në pengesë. Në këto programet e reja ndjehen më komod, diçka e re, ia ofron policisë, ata e mësojnë dhe janë shumë efektivë”, ka shpjeguar ai.

Më tej, Gjonaj ka treguar se cili është dallimi i stërvitjeve që bëhen në SHBA me ato në Evropë nga policitë e këtyre vendeve.

“Problemi kryesor është që shteti si shtet në gjithë Evropën nuk investon shumë në trajnimin e Policisë, nuk po flas për njësitë elite, por për njësitë që janë brenda qyteteve. Investohet vetëm të kokat, për shembull këtu është Berni, Vjena, Shkupi, Prishtina, Tirana, do të thotë që policia që operon në qytet tjera bëjnë një herë, dy herë në vit trajnime. Në Amerikë policia gjithmonë është në trajnim, për shkak që aty punohet dhe investohet shumë në Polici. Por, kuptohet që është një shtet me popullatë më ta madhe ka probleme më shumë, dhe i japin policit mundësi që të jetë më profesionalistë”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Gjonaj ka treguar se cila është ushtria më e fortë në botë.

“Çdo kush e jep mendimin e vet se ka shtete, por ushtrinë më të përgatitur e ka Amerika, por edhe Israeli Defence Force është top. E gjithë bota shkon trajnohet aty”, ka thënë ai.    

Ndryshe, Uliks Gjonaj ka lindur në Plankqor të Gjakovës.

Marketing