Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,41% në raport me vendimin e datës 19.10.2022.

Marketing

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.

Nga data 26.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 88,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 100,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 49,483 (denarë/kilogram)

Marketing