Ukrainë: Rusët bombardojnë spitalin e fëmijëve

Një spital për fëmijë në qytetin e Mariupolit është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse, sipas këshillit të qytetit. “Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”, thanë zyrtarët.Skynews shkruan se nuk dihet ende nëse ka viktima nga sulmi./albora.ch/