Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, ka thënë se forcat ukrainase që po mbrojnë qytetin port të rrethuar Mariupol, do të luftojnë deri në fund kundër ushtrisë ruse.

Marketing

Shmyhal theksoi se ultimatumi rus për dorëzim të forcave ukrainase në Mariupol, ishte thjesht një tallje për popullin e këtij shteti evropian.

“Qyteti akoma nuk ka rënë. Akoma ekzistojnë forcat tona ushtarake, ushtarët tanë, për këtë do të luftojmë deri në fund. Ata janë akoma në  Mariupol”, shtoi Shmyhal për televizionin amerikan ABC.

Në anën tjetër, ushtria ruse pretendon se ka marr nën kontroll të plotë qytetin e Mariupolit, derisa batalioni ukrainas Azov thotë se akoma ka kontrollin e fabrikës së prodhimit të çelikut që është me pamje nga deti Azov. 

Marketing