Edhe sot Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës, u bëri thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë të qetë, duke e konfirmuar “pozitën e saj të fortë” kundër Rusisë, pasi disa vende paralajmëruan qytetarët e tyre të largoheshin nga vendi, pas një mundësie pushtimi.
Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se për momentin është kritike të qëndrojnë të qetë, të qëndrojnë të bashkuar dhe të konsoliduar brenda vendit dhe të përmbahen nga veprimet që cenojnë stabilitetin dhe mbjellin panic.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës po monitorojnë vazhdimisht zhvillimet dhe janë të gatshme të zmbrapsin çdo sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”, theksohet në deklaratë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, të enjten bëri një “analizë të plotë të situatës aktuale të sigurisë dhe veprimeve të mëtejshme të Ukrainës”, dhe vuri në pah se vendi ka “forcuar më tej kapacitetin e tij për të mbrojtur sigurinë e shtetit dhe qytetarëve”./albora.ch/