Fituesi i Eurovision 2022 është Ukraina. Mbrëmja e natës finale të Eurovision është hapur me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace a Chance” në qendër të Torinos, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Marketing

Në garë për çmimin ishin 25 shtete. Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale. Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.

Finalja e madhe u mbajt në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë.

Shqipëria nuk ia doli që të ishte një ndër finalistet, pasi kënga e Ronela Hajatit “Sekret” nuk u kualifikua në finalen e kompeticionit më të madh muzikor europian./albora.ch/

Marketing