Mario Muka, 42-vjeç, quhet shqiptari që është vrarë në Gjermani mbrëmjen e së hënës në mes të rrugës. Viktima rezulton të jetë pronar i një karburanti në Shijak. Muka kishte udhëtuar drejt Gjermanisë në vitin 2018, ndërsa autoritet vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të krimit.

Marketing

Sipas autoriteteve gjermane ai nuk ishte një viktimë e rastësishme. “Po hetojmë të gjitha pistat e mundshme kriminale, por ajo që mund të themi është se 42-vjeçari nuk ishte viktimë e rastësishme”, tha prokurori Axel Stahl i pyetur nga mediat gjermane.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:50. Dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar disa të shtëna me armë dhe se kishin parë dy meshkuj duke u larguar më vrap nga vendi i ngjarjes. Një prej plumbave e preku shqiptarin në kokë, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij i pajetë u gjet në anë të rrugës.

Marketing