Babai 20-vjeçar, i cili akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore foshnjës katër muajshe në Greqi është lënë i lirë, me kusht që të paraqitet në Komisariat çdo datë 1 dhe 15 të muajit dhe të mos ketë asnjë kontakt me foshnjën, e cila ndodhet e intubuar në spitalin pediatrik “Agjia Sofia”.

Marketing

Raportohet se ka qenë bashkëshortja e 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që ka dëshmuar në gjykatë në mbrojtje të të shoqit.

Për lirimin e përkohshëm të 20-vjeçarit është paguar një garanci prej 2 mijë eurosh.

Marketing