Me një ceremoni solemne të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot në Lipjan me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u përurua objekti i ri i Administratës Komunale, shkruan Albora.ch.

Marketing

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, bartës të institucioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, ish kryetarë të komunës e musafirë të tjerë, kryetari Imri Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të kombit kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të komunës.

“Sot është dyfish ditë e veçantë për ne sepse po inaugurojmë një objekt të veçantë që i plotëson standardet për shërbime cilësore për qytetarë nga një hapësirë e vjetruar sot po zë vend një objekt që e zbukuron qytetin tonë. Po e inaugurojmë objektin e ri në 110-vjetorin e flamurit kombëtar në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe në ditën e daljes së UÇK-së”.

No description available.

Kryetari Ahmeti shtoi se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100% nga mjetet e buxhetore të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.

“Mbane shënim, mbane në vëmendje qytetarët e Lipjanit e ndërtuan me taksa të veta 100/100 objektin e ri të komunës e ndërtuan vet për shërbime më efikase të shpejta e transparente ndaj tyre, Faleminderit gjithë qytetarëve lipjanas”.

Kryetari Imri Ahmeti më pas ka folur edhe për historikun e Lipjanit, duke theksuar se Komuna e Lipjanit hyjnë në mesin e komunave më të mëdha, ndërsa ky objekt plotëson kriteret e punës dhe do të ofrojë shërbime cilësore.

Objekti ka hapësirë prej 5000 m2 e veçanta është se ka arkiven mbi 900m2.
E gëzofshim së bashku!
Urime!

No description available.
Marketing