Ka folur për mediet greke, 28-vjeçarja që u dhunuar dhe përdhunua nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi, një javë më parë.

Marketing

Pasi disa ditësh në spital, 28-vjeçarja ka shkuar në shtëpi ku po kalon momente me familjen dhe dy fëmijët e saj. Sakaq ajo shprehet e shqetësuar për të sigurinë e saj, pasi ka frikë se nëse ish-bashkëshort del nga burgu, do i bëj keq sërish.

Kujtojmë se 33-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim.

“Ndihem e sigurt që i është caktuar masa e paraburgimit, por kam frikë se çfarë do të ndodhë nëse gjërat ndryshojnë”, tha 28-vjeçarja për televizionin STAR., shkruan protothema.gr.

Ndërkohë avokati i saj thotë se klientja e tij është traumatizuar.

“Ajo është tronditur mendërisht. Ditët e para fliste me mua dhe qante, tani kemi një komunikim më të mirë dhe është më e qetë edhe për fëmijët e saj”, tha avokati i 28-vjeçares./abcnews.al/

Marketing