Është liruar me vendim të menjëhershëm Diana Bahçe, lehona që u arrestua vetëm dhjetë ditë pasi lindi foshnjën, pasi kishte një gjobë të papaguar.

Marketing

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije, se trupa gjykuese vendosi pezullim të ekzekutimit të vendimit.

Avokati i Bahçes ka kërkuar pezullim të vendimit deri pas një viti, në mënyrë që Bahçe të ketë mundësi të kujdesej për foshnjën tashmë 20 ditëshe.

Avokati mbrojtës Anton Kosteri: Në 2020 u dënua me 250 mijë lekë gjobë e cila nuk u ekzekutua sepse e pandehura nuk u gjet. Ky vendim u konvertua me dënim 50 ditë. Ky vendim u ekzekutua më 7 mars. Diana sapo kishte lindur një fëmije i cili ishte 10 ditësh. Kemi bërë kërkesë të shtyhet afati i ekzekutimit të vendimit deri sa fëmija të bëhet 1 vjeç. Dhe të pezullohet ekzekutimi. Kemi depozituar kërkesë për rivendosje në afat për të kundërshtuar vendimin e 2020. Kërkoj në emër të fëmijës 20 ditësh lirimin e nenës së saj dhe pezullimin provizor të vendimit.

Pesë vite pasi ishte divorcuar me burrin e parë, sapo u martua me të dytin, Dianën e paditi në prokurori  ish-bashkëshorti me akuzën se ka braktisur fëmijën e martesës së parë. Në përfundim të gjyqit, për të cilën pretendohet se gruaja nuk kishte dijeni për procesin, ajo u dënua me një gjobë monetare, e cila pasi nuk u pagua, u konvertua në dënim me burgim 50 ditë.

Marketing