Një javë pas publikimit të kësaj historie tronditëse është marr vendimi për Ricky Martin, i cili këmbënguli që në fillim se nuk kishte pasur kurrë një marrëdhënie dashurie apo seksuale me nipin e tij,.

Marketing

Siç raporton TMZ duke cituar burime të mirëinformuara, Ricky Martin sapo ka fituar çështjen ndaj nipit të tij, i cili e akuzoi nga njëra anë për marrëdhënie seksuale me të, nga ana tjetër se e ngacmonte për një kohë të gjatë më pas. Fitorja e Martinit erdhi sepse nipi i tij hoqi akuzat.

Këngëtari nuk u paraqit personalisht në gjykatë, por mori pjesë në proces me anë të zoom -it dhe siç deklaroi ekipi i tij ligjor, ai u shfajësua ashtu siç e prisnin të gjithë njerëzit e tij.

“Akuzuesi konfirmoi në gjykatë se vendimi i tij për të tërhequr pretendimet e tij ishte vetëm i tij pa ndikimin apo presionin më të vogël të jashtëm dhe ai gjithashtu konfirmoi se ai është i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje”, thanë avokatët e Martinit.

“Ai nuk ishte kurrë më shumë se një njeri i trazuar që bënte akuza të rreme pa asnjë mënyrë për t’i mbështetur ato. Ne jemi shumë të kënaqur që klienti ynë është shfajësuar dhe tani mund të vazhdojë jetën dhe karrierën e tij në paqe” , përfunduan avokatët e Martinit.

Marketing