Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv kabllor CNN, duke pretenduar për shpifje. Ai ka kërkuar dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh.

Marketing

“Stacioni kabllor i lajmeve amerikane është përpjekur të njollosë ish-presidentin e SHBA-së, me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse si “racist”, “shërbëtor i Rusisë”, “kryengritës” dhe “Hitler””, kanë pohuan avokatët e Trumpit. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale, transmeton klankosova.tv.

Në padi, mes tjerash, thuhet se CNN ka mohuar të raportojë për çdo lloj informacioni pozitiv për te, duke shfrytëzuar ndikimin e tij masiv për “burim të lajmeve të rrejshme dhe shpifëse”, ndaj Trumpit.

CNN deri më tani nuk ka komentuar për rastin. 

Marketing