Në qendrën historike të Lvivit, 109 karroca janë vendosur para bashkisë, për të kujtuar fëmijët që janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell albora.ch.

Marketing

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm thotë se më shumë se 130 të tjerë janë plagosur. Ai thotë se numri mund të jetë më i lartë për shkak të pamundësisë për të arritur në zonat ku po zhvillohen luftime.

Tutje, Zyra thotë se 439 shkolla janë goditur nga bombardimet, nga të cilat 63 janë shkatërruar plotësisht.

Rusia mohon të ketë sulmuar ndërtesa civile, megjithëse një numër objektesh joushtarake janë goditur në të gjithë vendin, duke përfshirë blloqe të panumërta apartamentesh./albora.ch/

Marketing