Sot janë bërë tri vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe i mori jetën 51 personave e la me qindra e mijëra të tjerë pa banesa.

Marketing

Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.

Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana, ku po ashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019-të shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës, ndërkohë që ende sot banorët nuk janë sistemuar nëpër banesa.

Më poshtë i gjeni emrat e viktimave që humbën jetën nga tërmeti.

Marketing