Klinika e Ortopedisë nga 1 shkurti do të numërojë tri infermiere më pak.

Marketing

Ato brenda muajit janar e kanë lëshuar punën në këtë institucion publik shëndetësor.

Largimi i tyre do e thellojë edhe më shumë mungesën e këtij kuadri në Ortopedi, teksa numri aktual prej 75 sosh nuk i plotëson nevojat dhe kërkesat.

Drejtuesi i kësaj klinike, Gani Jashanica bëri me dije se janë në mungesë prej 20 infermierësh teksa theksoi se kushdo që ka dalë në pension apo edhe ka vdekur nuk është zëvendësuar asnjëherë numri i punonjësve në të tilla raste.

Zëvendësime nuk ka as kur infermieret shkojnë në pushim të lehonisë.

Megjithëkëtë, Ortopedia po vuan edhe mungesën e bartëseve, personel ky mjaft i nevojshëm për bartjen e pacientëve nga salla në reparte, apo edhe brenda reparteve për nevoja dhe ekzaminime.

Aktualisht kjo klinikë ka vetëm një bartës dhe atë në salla operative, por jo edhe në reparte.

Shpeshherë rolin e bartëseve e luajnë infermierët, mjekët dhe të tjerët.

Marketing