Trevor Noah ka bërë një reagim së fundmi lidhur me thashethemet që u ndezën për të dhe Dua Lipën. Kujtojmë se ata u panë pak kohë më parë të përqafuar me njëri-tjetrin mirëpo tashmë 38-vjeçari ka diçka për të thënë.

Marketing

Kur u pyet për thashethemet, ai vuri ‘buzën në gaz’ dhe theksoi ndër të tjera se:

“Është e mahnitshme për mua se sa të fuqishme janë këto gjëra”.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe tek një situatë me mikeshën e tij teksa u panë të përqafuar gjatë verës, duke pretenduar se gjërat po zmadhohen me doemos.

“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe në puthjen e dytë me përqafim”, thoshte kohë më parë një burim për DailyMail

Ylli i popit dhe komediani u fotografuan më herët në një darkë intime në Miss Lily’s në East Village, Neë York, për të cilin një burim i brendshëm i tha “Page Six” se ishte një vend i zgjedhur nga Noah.

Burimi shtoi se Lipa u “godit” në atë që ishte “padyshim një takim romantik”. Një burim i veçantë tregoi asokohe se Lipa dhe Noah nuk janë zyrtarisht çift.

Marketing