Ka akoma shumë pasiguri rreth së ardhmes së Chelsea-t. Klubi anglez është nxjerrë në shitje nga Roman Abramovich dhe priten të reja në lidhje me blerësit e mundshëm.

Për shkak të vlerës së lartë të klubit, parashikohen kohë të gjata dhe një situatë pasigurie që mund të zgjasë akoma për disa javë. Në këtë kontekst, flitet që tani për lamtumira të mundshme në merkaton e verës, duke filluar nga Jorignho.Menaxheri i italianit i ka hapur derën mundësisë që lojtari të kthehet në Serinë A.

Marketing

 Në vitrinën e Blues janë disa xhevahire që po shkëlqejnë në huazim. Ky është rasti i Armando Brojës.

Në një intervistë të dhënë për Calciomercato.it, ndërmjetësi Mario Cenolli ka folur kështu për të ardhmen e sulmuesit: “E gjithë Seria A dhe e gjithë Bundesliga e do, shumë varët nga ajo që do të ndodhë te Chelsea”.

20-vjeçari kuqezi është aktualisht i huazuar te Southampton dhe po shkëlqen me fanellën e Shenjtorëve. Sulmuesi ka shënuar 9 gola deri tani mes Premier League, Kupës së Anglisë dhe Kupës së Ligës, një ecuri shumë e mirë duke parë moshën e tij dhe eksperiencën e parë në kampionatin anglez.

Seria A ka vënë në shënjestër shqiptarin dhe Inter, Milan dhe Juventus, të gjitha në kërkim të një sulmuesi, mund të vihen në lëvizje për Brojën./albora.ch/

Marketing