Ceremonia e MTV Europe Music Awards 2022 mbahet të djelën, dhe kureshtja është e madhe për mbrëmjen pompoze të ndarjes së çmimeve të muzikës, ku pritet që këtë radhë të bëjnë histori shqiptarët.

Marketing

Që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë të gjithë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të prezantojnë së bashku edicionin e sivjetshëm të MTV EMA.

Dy këngëtaret tjera të njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.

Që të dyja ato janë të nominuara po kështu për njërin nga cmimet e rëndësishme të lakmuara të eventit, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.

Në këtë kategori atyre i bashkohet në konkurrim edhe shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiwsto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Fituesin e kësaj kategorie do ta vendosë vota e publikut.

Kjo është hera e parë në histori që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.

Në vitin 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të nominuara për të njëjtin çmim në Grammy Awards, “Artisti i ri më i mirë” – çmim të cilin e fitoi Dua

Marketing