Trjanerja e fitnesit, Senada Greca, është një shqiptare me prejardhje nga Elbasani e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Ajo ka arritur që suksesshëm të arrijë majat në botën e fitnesit duke punuar me emra të mëdhenj dhe të njohur në botë.

Edhe së fundmi, Greca po qëndron prapa linjave joshëse dhe të tonifikuara të yllit televiziv me famë ndërkombëtare, Kim Kardashian.

Foto: Seneda Greca/Instagram

Këtë e ka bërë të ditur vet trajnerja shqiptare përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Seneda ka publikuar disa fotografi ku shihet përkrah yllit 41 vjeç duke thënë se është një nderë për të që të trajnohet me Kimin.

“Gruaja më punëtore në dhomë! Po e keni dëgjuar mirë! Është nderi im të stërvitem me Kim dhe të shoh personin që ajo është me të vërtetë: punëtore, e përkushtuar, e qëndrueshme dhe e kujdesshme. Ajo punon për 2 orë dhe nuk ankohet kurrë, edhe kur e shtyj të kalojë atë që ajo do të mendonte se janë kufijtë e saj. Unë e di forcën që qëndron brenda saj dhe tani, së bashku, ne po punojmë që Kim të hyjë në forcën e saj. Jam as e emocionuar për këtë udhëtim”, ka shkruar Greca në mbishkrimin e fotove.

Greca më parë ka punuar edhe me emra të njohur si: Eva Longoria, Alex Rodriguez dhe Bebe Rexha.

Marketing