Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas fitores së Distria Krasniqit.

Marketing

Trajneri më i mirë në botën e xhudos, Driton Kuka, së bashku me kampionen olimpike arritën edhe një tjetër sukses së bashku.

Disi fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë, duke marrë medaljen e parë të artë për këtë vit, në kategorinë -52 kilogramë.

Pas këtij triumfi, disa fjalë ka thënë Driton Kuka, trajneri i saj. Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Kukës për këtë triumf.

“Xhudo për Kosovën … Distria Krasniqi e artë! Grand Prix Lisbonë Portugali. Kategoria e saj e re 52 kg kadal por sigurt po e dërgon drejt kreut edhe në këtë kategori! Në foto fitorja kundër spanjolles. Në finale mposhti Kroaten Puljiz. Plot 4 fitore krejt me Ippon  Erza e Flaka sot performuan jo sipas pritjeve por shkojmë më tutje. Nesër garon Laura Fazliu 63 kg. Kosova mbi të gjitha”./albora.ch/

Marketing