Granit Xhaka la fushën e lojës ditën e djeshme përballë Wolves pas vetëm 16 minutash lojë, pasi siç u pa në kamera nuk po ndjehej dhe kjo nuk kishte të bënte me ndonjë dëmtim fizik.

Marketing

Pas ndeshjes tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta shpjegoi se Xhaka nuk ishte ndjerë mirë nga stomaku, por tani është mirë dhe nuk ka rrezit për Kupën e Botës në Katar. “Ai është mirë. Gjatë ndeshjes nuk u ndje mirë pas problemeve me stomakun, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë.

Jam i lumtur që në këso situate e menaxhuam mirë dhe morën një fitore në këtë ndeshje”, ka thënë ai, duke nënvizuar se nuk beson që ai do ta humb Kupën e Botës me Zvicrën. Kujtojmë që Xhaka po kalon një super formë duke qenë një lojtar deciziv në mesfushën e “topçinjve”, madje u shpall lojtari i muajit tetor.

Marketing