Pak më parë u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Marketing

Media mëson se viktima është 44-vjeçari, Shpend Kërnja.

Kërnja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dyshohet se gjatë ditës së djeshme ai kishte konsumuar disa tableta. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës të cilët dolën në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit.

Marketing