Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në lumin e Klinës.

Marketing

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dyshohet se viktima është një burrë, i cili ende nuk është identifikuar nga familjarët.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, shihet se njësitë policore kanë tashmë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar lokacionin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Prokurori i rastit dhe njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetime.

Portali Klina.info mëson se personi është i moshës së shtyre i gjinisë mashkullore.

Klina.info po ashtu njofton se është në vendin e ngjarjes dhe do të ju sjellē detaje.

Marketing