Nuk kanë të ndalur sulmet pothuajse të pamotivuara me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, në sulmin e radhës me armë, kësaj here në ambientet e një kishe në Vestalia Hill në Alabama.

Lajmi u bë i ditur nga forcat e policisë, të cilat sigurojnë se agresori u arrestua dhe se nuk ka më rrezik në zonë.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, ku pranë kishës ishin mbledhur shumë besimtarë për të kremtuar një rit fetar, ku të gjithë sjellin ushqime. Agresori u afrua te njerëzit dhe filloi të qëllonte ndaj tyre pa asnjë motiv.

“Kjo është një ngjarje shokuese, kemi marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota”, shpreh prifti Kelley Hudlow i dioqezës së Alabamës.

Marketing