Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Marketing

Boksieri Bajoku triumfoi në çerekfinale ndaj egjiptianit, Essam Amen, shkruan Gazeta Express.

Nesër me fillim nga ora 19:15 Bajoku do ta zhvillojë gjysmëfinalen ndaj boksierit algjerian, Yahia Abdelli.

Kujtojmë se sot medalje Kosovës i solli edhe Distria Krasniqi e Flaka Loxha nga sporti i xhudos.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Loxha të argjendtën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Marketing