Marketing

Një tifoz i ekipit të Turqisë e gjuajti me armë televizorin, pasi që e përjetoi rëndë saqë gati u ‘çmend’ nga humbja e penalltisë dhe ndeshjes në përgjithësi ndaj Portugalisë.

Momenti i gjuatjes u publikua në rrjetin social, Tik Tok.

Sulmuesi i Lille humbi penalltinë për Turqinë kundër Portugalisë në minutën e 85, duke shpërdoruar mundësinë për ta dërguar rezultatin në 2-2. Kështu Portugalia arriti që të kalonte më tej dhe Yilmaz i shokuar nga gjithçka ndodhi, nisi që të qante si fëmijë duke njoftuar për dorëheqjen nga Kombëtarja. /albora.ch/

Marketing